Në tetor nis edicioni i radhës i kursit UEFA C në Shkodër, FSHF hap regjistrimet për zonën e veriut

Në tetor nis edicioni i radhës i kursit UEFA C në Shkodër, FSHF hap regjistrimet për zonën e veriut

Federata e Futbollit do të organizojë kursin e radhës për trajnerët me licencë UEFA C në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen e të gjithë të apasionuarve pas futbollit që duan të bëhen pjesë e botës së trajningut dhe që jetojnë e punojnë në veri. Kursi do të nisë më 20 tetor 2025 dhe do të përfundojë më 11 dhjetor 2025, duke u zhvilluar në tre blloqe leksionesh: 20-22 tetor 2025, 10-12 nëntor 2025 dhe 8-11 dhjetor 2025. Kriteret për regjistrim: Mosha minimale 20 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit; Diploma e shkollës së mesme; Aktiviteti që ushtrojnë; Numri i kontaktit; Fotokopje e ID-së ose e pasaportës. Kërkesat për regjistrim duhet të dërgohen përmes postës elektronike në adresën drejtoria.edukimit@fshf.al ose të paraqiten pranë zyrave të...