Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Fadromat “s’bëjnë pushim” as në fundjavë, Rama ndan pamjet: Ecim pa të shtunë e pa të dielë
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vazhdon në të gjithë vendin me qëllim çlirimin e trotuareve zaptimet e paligjshme, teksa kryeministri Edi Rama ndan herë pas herë video të ndryshme nga shembja e bizneseve. Kryeministri ka publikuar në rrjete sociale videon e radhës nga aksioni, ku shkruan “Ecim pa të shtunë e pa të diel”. Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin.