Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nuk e keni idenë se çfarë ju pret”, gruaja e Charlie Kirk betohet se do të ndjekë rrugën e bashkëshortit: Tani fillon “lufta”
Në deklaratën e saj të parë që vdekja e Charlie Kirk, bashkëshortja e aleatit të Donald Trumpit, Erika u zotua të vazhdojë rrugën e aktivistit konservator. Lëvizja e ngritur prej tij nuk do të vdesë, ishte premtimi publik i ish Miss Arizonës. “Nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë se çfarë keni lëshuar tani në të gjithë vendin. Ju nuk e dini se cfarë zjarri keni ndezur. Britmat e kësaj vejushës që po shikoni këtu do të jehojnë në të gjithë botën si një kushtrim beteje. Unë nuk do te lejoj kurrë qe trashëgimia e tij të vdesë. Zotohem ta kthej Turning Point USA në organizatën më të madhe që ky komb ka parë ndonjëherë”, shprehet Erika...