Tabaku: Siguria ushqimore është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

Tabaku: Siguria ushqimore është çështje jete, do ta ndjek deri në fund

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për sigurinë ushqimore në Shqipëri, pas rasteve të përsëritura ku produkte shqiptare janë bllokuar në kufijtë e Bashkimit Europian për shkak të niveleve të larta të pesticideve. “Çfarë vendosim në tryezat tona çdo ditë nuk është thjesht një zgjedhje ushqimore, por një çështje sigurie dhe rreziku për jetën,” tha Tabaku, duke kujtuar rastet e mandarinave, domateve, specave dhe pjeshkëve të bllokuara nga BE gjatë muajve të fundit. Ajo theksoi se mungesa e kontrolleve, laboratorëve modernë dhe mbështetjes për bujqësinë po e kthen sigurinë ushqimore në një nga problemet më serioze për qytetarët shqiptarë.  “Kjo nuk është luks, është parakusht për shëndetin e qytetarëve dhe për vetë procesin e integrimit europian,”...