Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vjedhja e zgjedhjeve”/ Hoxha kundër vendimit të PD: Kam qenë kundër, duhet të protestonim
Opozita vendosi të hyjë në parlament, sipas një vendimi të marrë nga kryesia e PD pak ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit, por për Lisandër Hoxhën, ish-kandidat për deputet i PD në zgjedhjet e 11 majit, nuk duhet të ndodhte kështu. Hoxha, i cili dhe më herët ka shprehur pikëpamjen e tij publikisht për të mos njohur zgjedhjet dhe po ashtu dhe parlamentin, deklaroi në një studio televizive se aksioni politik i PD duhet të bëhej jashtë dyerve të Kuvendit, në rrugë. “Unë kam mbajtur një qëndrim tjetër publik, që meqënëse nuk njohim zgjedhjet, s’duhet të njohim as parlamentin e dalë nga zgjedhjet e vjedhura, sic bënë qytetarët në Serbi e Nepal, si cdo popull që i preket vota, demokracia duhet të bëjë dhe...