Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hendeku gjinor në privat, 30,7% e grave janë jashtë forcave të punës. Ndikojnë familja dhe…
30,7 për qind e grave janë jashtë forcave të punës, kundrejt vetëm 17,7 për qind të burrave. Gratë kanë gjithashtu 1,5 herë më shumë gjasa se burrat të kryejnë punë pa pagesë, një fenomen që shfaqet veçanërisht në bizneset familjare, bëjnë të ditur të dhënat e INSTAT-it mbi tregun e punës. Sipas Gertjana Hasallës, eksperte për çështjet e punësimit, detyrimet familjare dhe stereotipat gjinorë mbeten faktorët kryesorë që i pengojnë gratë të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme. “Janë të detyruara, në një mënyrë ose një tjetër, për të punuar pa pagesë ose për t’u paguar në mënyrë informale në biznese familjare. Mbi të gjitha, kjo nuk i lejon që të ndërtojnë një karrierë profesionale të qëndrueshme. Shumica prej tyre kanë një karrierë e cila luhatet...