Petrit Ruka: Dashuria ka shijen e fortë të vdekjes

Petrit Ruka: Dashuria ka shijen e fortë të vdekjes

Poezi nga Petrit Ruka “Mëkati nuk futet në gjërat që bëhen vetëm…” Natën e mirë, thotë sportelisti dhe ne ngjisim shkallët,Ti qesh nëpër to si djallushkë e padukur,E fshehur paq në jakën e përthyer të dëshirës sime,Si një molë e butë e shpirtit tim të sëmurur pas tejeKeq e me keq pas çdo nate. Të duket e vonuar futja e çelësit në vrimën e bravës,Rrotullimi i tij në derën e praruar të mëkatit,Kërcitja e tij e dytë pas mbylljes,Kërcitja e tretë në trurin tim të përgjakur,Që nuk di se nga duhet filluarPër t’u futur brenda teje. Vërtet, O Zot, më thuaj se nga duhet nisur,Për të pushtuar gur më gur,Këtë kështjellë kaq të lartë prej gruaje,Derisa prej rrënimit të saj të ndjehem së paku një...