Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U vra nga bashkëmoshatari, Salianji takohet me prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani: Këmbanë alarmi
Ish-deputeti PD-së, Ervin Salianji është takuar me prindërit e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, krim i ndodhur më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku dy adoleshentët arsimoheshin. Salianji shprehet se vrasja e Martin Canit ishte një dramë e rëndë që tronditi opinionin dhe trembi çdo familje. Ai theksoi se ngjarje të tilla nuk duhet të harrohen kurrë, pasi janë kambanë alarmi për të gjithë ne. “Sot isha për vizitë tek prindërit e mrekullueshëm të Martin Canit, për të nderuar kujtimin e tij dhe për të ndarë dhimbjen e tyre. Por kjo nuk mjafton. Institucionet kanë detyrimin të nxjerrin përgjegjësit, të mos fshehin fajet pas justifikimeve dhe paralelisht...