“Mashtrim i hapur ndaj qytetarëve”/ PL, plas akuzat: Tirana nuk furnizohet 24 orë me ujë, dështim i qeverisë

“Mashtrim i hapur ndaj qytetarëve”/ PL, plas akuzat: Tirana nuk furnizohet 24 orë me ujë, dështim i qeverisë

Anëtari i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, Artan Distafa nga radhët e Partisë së Lirisë, ka ngritur si shqetësim mosfunksionimin e furnizimit me ujë 24 orë të disa prej zonave në kryeqytet. Në një deklaratë publike, Distafa fajëson kryeministrin Edi Rama dhe programin e tij qeverisës për mosplotësimin e premtimeve elektorale të bëra që në marrjen e mandatit të parë si kryeministër. Një tjetër problem i evidentuar nga Artan Distafa është edhe rritja e faturave të ujit ndërkohë që qytetarët nuk marrin shërbimin e duhur. Në mbyllje, Artan Distafa thotë se në një gjithë këtë zinxhir institucionesh, Bashkia e Tiranës gjithashtu ka dështuar në garantimin e shërbimeve jetike për qytetarët. Artan Distafa: “Të nderuar qytetarë, sot Tirana është në nivelin më të ulët të...