Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tragjedi në Itali/ Kërkuesja shkencore përplaset për vdekje nga një automjet ndërsa kalonte rrugën
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Trieste, ku një 25-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një automjet, mbrëmjen e së premtes. Viktima është identifikuar si Marta Giannelli, një kërkuese shkencore e re me origjinë nga Melzo, në provincën e Milanos. Ajo ishte duke kaluar rrugën në Via Fabio Severo, një zonë e ndriçuar dhe e afërt me kampusin universitar, kur u përplas me forcë nga një mjet ‘Jeep’. Sipas dëshmitarëve, mjeti nuk ka frenuar fare dhe trupi i vajzës është hedhur disa metra larg, ndërsa automjeti ka përfunduar mbi ndarësen mes dy korsive, duke rrëzuar barrierat metalike. Në drejtimin e makinës ndodhej një punonjës i Bashkisë së Triestes, i cili rezultoi negativ në testin e alkoolit. Viktima, ndërkohë, ishte vajza e dy prindërve juristë....