Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“I leverdis Kryeministrit”/ Konstituimi i Kuvendit, reagon analisti: Berisha bën lojën e Ramës
Kuvendi i Shqipërisë u konstitua të premten, në një seancë ku nuk munguan tensionet dhe protestat nga deputetët e opozitës. Analisti Adri Nurellari i ka konsideruar veprimet e opozitës si të tepruara dhe ka akuzuar lidershipin e saj se po përsërit gabimet e të shkuarës. Gjatë një intervistë televizive Nurellari tha se opozita është futur në legjislaturën e katërt dhe sjellja është e njëjtë. “Është një ‘deja vu’ e shëmtuar dhe një dëshmi e shterpësisë politike, kryesisht opozitës. Logjika thotë se kur nuk funksionon një strategji, duhet ta ndryshosh. Një nga përkufizimet budallëk që i atribuohet mbase pa të drejtë Anjshtajnit, është që kur bën një gjë dy herë gabim, nuk mund të presësh pasoja të ndryshme. Është njësoj sikur të shohësh të një film...