Nga 140 në 101 ligjvënës, ekspertët: Parlamenti më i vogël do të ishte më efikas

Nga 140 në 101 ligjvënës, ekspertët: Parlamenti më i vogël do të ishte më efikas

Propozimi për të ulur numrin e deputetëve nga 140 në 101 ka ngjallur diskutime në opinionin publik. Ekspertët zgjedhorë të pyetur nga RTSH theksojnë se për popullsinë e Shqipërisë, 140 ligjvënës janë shumë dhe një parlament më i vogël do të funksiononte më mirë, dhe do të ishte më pak i kushtueshëm për shtetin. “140 deputetë për numrin e banorëve të Shqipërisë janë shumë. Në gjykimin tim është nevojshme të ndryshohet edhe mënyra sesi është e ndarë Republika e Shqipërisë në 12 rajone. Mund të bëhet një zonë zgjedhore e vetme e gjithë Shqipëria. Pra, 101 deputetë të dalin në një rang kombëtar me një zonë të vetme zgjedhore ose mund të ketë vetëm katër zona zgjedhore. Kjo do të ruante edhe përfaqësimin e qytetarëve me...