Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Fadromat në Parkun e Valbonës/ Aksioni i IKMT shemb 20 objekte betoni pa leje në 2 ditë
Shembja e ndërtimeve të paligjshme ka vijuar në Parkun Kombëtar të Valbonës. Në dy ditë Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit me mbështetjen e Policisë së Shtetit ka shembur 20 objekte. Të enjten u prishen 8 ndërtesa me beton arme ndërsa 12 ngrehina dhe struktura prej betoni të ndërtuara pa leje u shembën të premten. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thotë se do të vijojë të evidentoi dhe të godasë pa ndërprerje paligjshmërinë duke garantuar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e zonave të mbrojtura. Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi nga Thethi me prishjen e godinave me strukturë druri dhe beton duke u shtrirë më pas në të gjithë vendin. Sipas kryeministrit aksioni ndaj paligjshmërisë nuk do të ndalet ndërsa hapësirat e...