Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Lufta në Gaza, përhapet globalisht bojkoti akademik ndaj Izraelit. Universitetet shkëpusin lidhjet me institucionet izraelite
Një numër gjithnjë në rritje universitetesh, institucione akademike dhe organizmash shkencorë në mbarë botën po shkëpusin marrëdhëniet me universitetet izraelite, për të shmangur akuzat për bashkëpunim të heshtur me politikat e qeverisë izraelite ndaj palestinezëve. Sipas “The Guardian”, këto veprime vijnë si reagim ndaj situatës në Rripin e Gazës, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë së enklavës janë vrarë mbi 63 mijë persona dhe po përshkallëzohet një krizë humanitare që vlerësohet si “e shkaktuar nga njeriu”. Shumë universitete kanë ndërprerë bashkëpunimet me institucionet akademike izraelite. Universiteti Federal i Ceará në Brazil anuloi një samit inovacioni me një universitet izraelit. Po ashtu, universitete në Norvegji, Belgjikë dhe Spanjë kanë shkëputur marrëdhëniet me partnerët izraelitë. Këtë verë, edhe Trinity College në Dublin i është bashkuar këtij qëndrimi, ndërsa...