Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dy raste vjedhjeje brenda pak ditësh, Policia arreston dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre me precedentë të mëparshëm penalë
Si rezultat i hetimeve, Policia së Cërrikut kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e dy shtetasve të dyshuar për vjedhje pronash, duke goditur kështu dy raste kriminale në qytet. Në pranga kanë rënë një 35-vjeçar i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe një tjetër 31-vjeçar, i dyshuar për vjedhje të një celulari. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse të ndaluarit janë të përfshirë edhe në raste të tjera vjedhjesh në këtë zonë. Njoftimi: Cërrik/Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës. Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta...