“Do ta ndjek këtë problematikë deri në fund”/ Shqetësimi i sigurisë ushqimore, reagon Tabaku: Është cështje jete, jo…

“Do ta ndjek këtë problematikë deri në fund”/ Shqetësimi i sigurisë ushqimore, reagon Tabaku: Është cështje jete, jo…

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin e thellë për sigurinë ushqimore në vend, pas rasteve të përsëritura ku produkte shqiptare janë bllokuar në kufijtë e Bashkimit Europian për shkak të niveleve të larta të pesticideve. “Çfarë vendosim në tryezat tona çdo ditë nuk është thjesht një zgjedhje ushqimore, por një çështje sigurie dhe rreziku për jetën,” theksoi Tabaku, duke kujtuar rastet e mandarinave, domateve, specave e pjeshkëve të bllokuara nga BE gjatë muajve të fundit. Sipas saj, mungesa e kontrolleve, laboratoreve modernë dhe mbështetjes për bujqësinë po e kthejnë sigurinë ushqimore në një nga problemet më serioze për qytetarët shqiptarë. “Kjo nuk është luks, është parakusht për shëndetin e qytetarëve dhe për vetë procesin e...