Burimi: 
								Monitor.al
								
							
                                    Foto © Monitor.al                                
                            Oktoberfest 2025, festa që kthen Mynihun në kryeqytetin botëror të birrës
                            Udhëzues turistik për Oktoberfest 2025Nga 20 shtatori deri më 5 tetor, Mynihu kthehet në skenën e festivalit më të madh popullor në botë: Oktoberfest.Për 16 ditë me radhë, mbi 7 milionë vizitorë përjetojnë atmosferën e papërsëritshme të birrës, muzikës, paradave dhe traditave bavareze.Ajo që nisi në vitin 1810 si një festë martesore e princit Ludwig sot është kthyer në një ngjarje kulturore globale.Në çadrat gjigante shërbehet birrë speciale Oktoberfestbier, më e fortë se birrat e zakonshme, në gota 1 litërshe (Masskrüge). Vetëm gjashtë birrari të qytetit kanë privilegjin e festivalit: Hofbräu, Paulaner, Löwenbräu, Augustiner, Hacker-Pschorr dhe Spaten.Atmosfera e Oktoberfest-it nuk kufizohet vetëm te birra. Menuja është një pjesë po aq e rëndësishme: weisswurst për mëngjes, pulë e pjekur, mish derri me salcë apo pretzelët gjigantë...