Allegri largon presionin para Bologna: Lojtarët janë autorët e fitoreve, unë i humbjeve

Allegri largon presionin para Bologna: Lojtarët janë autorët e fitoreve, unë i humbjeve

13 Shtator 2025 12:56 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri, trajneri i Milanit, foli për sfidën e rëndësishme ndaj Bologna dhe gjendjen e skuadrës pas merkatos: “Jam i kënaqur me merkaton, por tani më interesojnë 3 pikët ndaj Bologna. Leao do të rikthehet ndaj Napolit”. Leao nuk do të luajë për shkak të një problemi me muskujt, Rabiot është gati për të dhënë kontributin e tij. Allegri theksoi rëndësinë e fitoreve në shtëpi dhe vazhdimësinë: “Duhet të fitojmë në shtëpi, nuk do të jetë e lehtë. Duhet ekuilibër dhe qetësi në momentet e vështira”. Ai vlerësoi të gjithë lojtarët, duke përfshirë Nkunku, Pulisic dhe De Winter. Për të, zëvendësimet janë vendimtare: “Lojtarët që luajnë më pak shpesh janë më të rëndësishëm, sepse sjellin pikë”. Për mbrojtjen dhe...