Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli bombardon dy shkolla që strehoheshin civilë në Gaza pak minuta pas paralajmërimit për evakuim, raportohet për viktima
Dy shkolla të drejtuara nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA), të cilat shërbenin si strehë për civilët, janë goditur nga bombardimet izraelite në kampin e refugjatëve Shati, në veri të Rripit të Gazës. Lajmi është raportuar nga rrjeti Al Jazeera, i cili thekson se sulmi ndodhi pak minuta pasi ushtria izraelite kishte bërë thirrje për evakuim të menjëhershëm. Ende nuk ka konfirmim zyrtar për numrin e saktë të viktimave, por dëshmitarë në terren flasin për të vrarë dhe të plagosur në mesin e të zhvendosurve që strehoheshin në ambientet e shkollave. Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se mbi 250 mijë banorë të Gazës janë larguar nga qyteti për arsye sigurie. Sipas një deklarate të zëdhënësit të IDF...