Qëlloi mbi Charlie Kirk, kush është 22 vjeçari “i sjellshëm dhe i adhuruar” nga mësuesit

Qëlloi mbi Charlie Kirk, kush është 22 vjeçari “i sjellshëm dhe i adhuruar” nga mësuesit

I riu që është sot në duart e policisë për vrasjen e Charlie Kirk, ishte lindur e rritur në një lagje perifike të Utah dhe dukej se kishte një të ardhme premtuese: Tyler Robinson ishte shumë i lidhur me familjen, kishte rezultate të mira në shkollë dhe një mesatare të kënaqshme. Pas përfundimit të shkollës së mesme në vitin 2021, pati filmuar një video, thotë CNN, ku tregonte me krenari një kletër të marrë nga Universiteti Shtetëror i Utah-së, që i ofronte një bursë merite katërvjeçare. Por Robinson u largua nga shkolla e lartë pas vetëm një semestri, e nuk u kthye më kurrë. Tani, autoritetet po përpiqen të kuptojnë se cfarë ndodhi me të, deri në pikën që këtë javë të vriste aktivistin konservator...