Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ata që festojnë vrasjen e Kirkut na akuzojnë për urrejtje”, Meloni reagon ashpër: Reagimet, çnjerëzore
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kundërshtarëve të saj politikë pas vrasjes së Charlie Kirk, aktivistit konservator amerikan, duke akuzuar të majtën për hipokrizi dhe minimizim të dhunës ndaj të djathtës. “Vij nga një komunitet politik që shpesh është akuzuar për përhapje urrejtjeje, dhe pikërisht nga ata që sot festojnë ose justifikojnë vrasjen e një djali vetëm sepse mbrojti me kurajë idetë e tij,” tha Meloni gjatë një fjalimi në takimin kombëtar të partisë UDC në Romë. Ajo iu referua drejtpërdrejt komenteve pas vrasjes së Charlie Kirk, ku sipas saj, pati reagime “çnjerëzore”, përfshirë edhe atë të shkrimtarit italian Piergiorgio Odifreddi. “Të krahasosh vrasjen e Martin Luther King me atë të një përfaqësuesi MAGA, duke sugjeruar dënime më të lehta për...