Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
NATO forcon krahun lindor, pas dronëve rusë në Poloni
Pas rrëzimit të disa dronëve rusë që shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, NATO njoftoi nisjen e operacionit të ri ushtarak “Eastern Sentry” për të forcuar mbrojtjen në krahun lindor të aleancës. Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, tha se incidentet nuk janë të izoluara dhe paralajmëroi se veprimet e Rusisë janë të rrezikshme dhe të papranueshme. “Çfarë ndodhi të mërkurën nuk është incident i izoluar. Rusia po vepron gjithnjë e më shpesh në mënyrë të pakontrolluar përgjatë krahut tonë lindor. Për këtë arsye sot njoftojmë nisjen e Eastern Sentry, një mision që do të përfshijë kapacitete të shumta ushtarake, duke përfshirë edhe mbrojtjen ndaj dronëve.” Operacioni do të përfshijë trupa dhe mjete nga disa vende aleate si Danimarka, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania. Komandanti suprem...