Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Arrestohet në Qafë Thanë 29-vjeçari nga Maqedonia, kërkohej nga Austria për trafik droge
Në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një shtetas 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake. Sipas Policisë, M. G., banues në Veleshtë, tentoi të dilte nga territori i Shqipërisë, ndërkohë që rezultonte i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ishte lëshuar urdhër-arresti nga Interpol Viena. Arrestimi i tij u bë në kuadër të kontrolleve të imtësishme në kufi, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë. Njoftimi: PKK Qafë Thanë Tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet përkohesisht me qëllim ekstradimi në Austri 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. Si...