Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Miliarda euro janë ndarë tashmë/ REL: Evropa përballet me sfida të mëdha për të luftuar kërcënimet nga dronët rusë
Hyrja e dronëve të Rusisë në hapësirën ajrore të Polonisë më 10 shtator nuk shkaktoi shumë dëme materiale në tokë, por e zbuloi një vrimë të madhe në forcat e mbrojtjes së Evropës: aleatët nuk kanë kundërmasa me kosto efektive për t’u përballur me sulmet e përballueshme të Rusisë. Hiç më pak se 19 dronë fluturuan në hapësirën ajrore të Polonisë – pra edhe në atë të NATO-s. Besohet se katër prej tyre u rrëzuan. Shpjegimi i disa zyrtarëve evropianë, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë (REL) në kushte anonimiteti, është se prioritet ishte rrëzimi i atyre dronëve që dukeshin se po lëviznin drejt infrastrukturës së rëndësishme. Duke pasur parasysh dëmtimet e kufizuara në pronë dhe asnjë viktimë të shkaktuar në tokë, një...