Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, fadromat ‘zbresin’ në terren për 22 objekte pa leje, 16 do të prishen nga vetë banorët

Vijon “fshesa” e IKMT në Valbonë, fadromat ‘zbresin’ në terren për 22 objekte pa leje, 16 do të prishen nga vetë banorët

Foto ilustruese VALBONË- Aksioni për lirimin e hapësirave publike është shtrirë edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku prej 3 ditësh fadromat e IKMT-së po vijojnë prishjen e ndërtimeve pa leje. IKMT ka zbarkuar edhe gjatë ditës së sotme në Valbonë, aty ku janë planifikuar për t'u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 3 të tjera pritet të prishen sot. Aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje ka përshirë edhe bujtina të ndërtuara nga vetë banorët vendas. Ndërkohë, 16 objekte të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. Ndryshe nga aksioni në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje. Operacioni do të vijojë deri në shembjen e të gjitha ndërtimeve të...