Asgjësohen afo 1 mijë bimë kanabisi në Shkodër, shpallet në kërkim 52-vjeçari

Asgjësohen afo 1 mijë bimë kanabisi në Shkodër, shpallet në kërkim 52-vjeçari

Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 11:19 Asgjësohen 9317 bimë të dyshuara kanabisi në Shkodër. Për pasojë është shpallur në kërkim një 52-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë. Njoftimi i Policisë:  Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrolleve në territor, u gjetën dhe u asgjësuan 9317 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa. U shpall në kërkim një 52-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë. Po ashtu, u procedua penalisht, për shpërdorim detyre, kryetari i fshatit Ndrejaj. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në kultivimin e bimëve narkotike. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër...