Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vijon aksioni i IKMT në Valbonë, 16 objekte do të prishen nga vetë banorët
IKMT vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në Luginën e Valbonës edhe gjatë ditës së sotme. Ndryshe nga aksioni që u zhvillua në Theth, një pjesë e banorëve të bujtinave në Valbonë kanë marrë vetë iniciativën për të çmontuar ndërtimet pa leje, shumica prej të cilave janë struktura druri. Nga 22 objektet në total, 16 po çmontohen vullnetarisht nga banorët. Në total, janë planifikuar për t’u prishur 22 objekte. Deri tani, IKMT ka prishur 3 objekte, ndërsa 16 të tjera janë në proces çmontimi nga vetë banorët. Ndërsa gjatë ditës së sotme pritet që IKMT të prishë edhe 3 të tjera.