Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Në kërkim për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu nga Maqedonia e Veriut
Një 29-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. I arrestuari është M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë të Maqedonisë së Veriut, i cili tentoi të largohej nga Shqipëria, ndërkohë që ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol Viena, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët austriakë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit drejt Austrisë. Njoftimi: Tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet përkohesisht me qëllim ekstradimi në Austri 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me...