Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Policia shkon me helikopter tek parcelat e kanabisit në Shkodër, arrestohet kryeplaku, në kërkim kultivuesi
Policia e Shkodrës vijon me intensitet operacionin antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili synon goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në territorin e qarkut. Gjatë kontrolleve të fundit janë zbuluar dhe asgjësuar 9,317 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa, ndërsa janë proceduar disa persona të përfshirë. Në kuadër të këtij operacioni: Në njësitë administrative Shosh dhe Pult, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër asgjësuan 4,403 bimë kanabisi. Për këtë rast, është proceduar penalisht kryetari i fshatit Ndrejaj, shtetasi N. V., i dyshuar për shpërdorim detyre. Në njësitë administrative Kastrat dhe Qendër, Policia e Malësisë së Madhe, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, asgjësoi 347 bimë narkotike. Ndërkohë, është shpallur në kërkim shtetasi A. H., 52 vjeç, i cili kishte...