Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Edhe Holanda rrezikon të tërhiqet nga Eurovisioni për shkak të Izraelit
Holanda i është bashkuar Irlandës në një qëndrim të përbashkët kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës Eurovision 2026, duke paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në ngjarje nëse Izraeli konfirmohet pjesëmarrës. Lajmin e bëri të ditur të premten transmetuesi publik holandez AvroTros, duke iu referuar situatës humanitare në Rripin e Gazës. Një ditë më parë, transmetuesi publik irlandez RTE kishte deklaruar se pjesëmarrja izraelite është “e paarsyeshme” duke pasur parasysh “humbjen e tmerrshme të jetës në Gaza”. AvroTros tha se vendimi i saj u bazua edhe në numrin e lartë të gazetarëve të vrarë në enklavën bregdetare, duke e konsideruar të papranueshme pjesëmarrjen e Izraelit në garën e vitit të ardhshëm. Eurovision 2025 u ndoq nga 166 milionë njerëz në mbarë botën,...