OKB miraton rezolutën për Palestinën, Shqipëria abstenon

OKB miraton rezolutën për Palestinën, Shqipëria abstenon

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar me shumicë dërrmuese një rezolutë që rikthen në fokus zgjidhjen me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez, në një kohë kur tensionet në Gaza dhe Bregun Perëndimor janë në rritje. E njohur si “Deklarata e Nju Jorkut”, dokumenti 7-faqësh u miratua me 142 vota pro, 10 kundër, përfshirë SHBA dhe Izraelin, dhe 12 abstenime, ndër të cilat edhe Shqipëria. Rezoluta, e propozuar nga Franca dhe Arabia Saudite, bën thirrje për një zgjidhje të drejtë, paqësore dhe të qëndrueshme, të bazuar në krijimin e një shteti palestinez përkrah Izraelit. Ajo i kërkon Hamasit të lirojë të gjithë pengjet dhe të dorëzojë kontrollin e Gazës tek Autoriteti Palestinez, si hap drejt formimit të një shteti sovran. Ministria e Jashtme...