Obeziteti në rritje, kërcënim për fëmijët

Obeziteti në rritje, kërcënim për fëmijët

Obeziteti tek fëmijët për herë të parë tejkalon shifrat e atyre nën peshë. Sipas raportit më të fundit të UNICEF, duke iu referuar fëmijëve nga 5-19 vjeç në 190 vende të ndryshme, 1 në çdo 10 është obez, thënë ndryshe 188 mln fëmijë në moshë shkollore e adoleshenciale. Kjo formë kequshqyerjeje, që prej vitit 2000 ka shënuar rritje, duke kaluar nga 3% në 9.4% në nivel global, ndërsa nën pesha ka kaluar nga 13% në 9.2%. Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke u bazuar në statistika, rritja e nivelit të obezitetit ka ardhur kryesisht si pasojë e kalimit nga regjime ushqimore tradicionale në ushqime të importuara, me kosto të ulët dhe vlerë të lartë energjike. Peshën më të madhe në këtë zinxhir e mbajnë...