I kërkojnë të ndalet, 20-vjeçari merr përpara makinën e policisë duke e përplasur

I kërkojnë të ndalet, 20-vjeçari merr përpara makinën e policisë duke e përplasur

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas një incidenti të rrezikshëm në rrugën “Dervish Hima” në kryeqytet. I arrestuari, shtetasi A. S., është konstatuar nga patrulla e policisë duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, duke vënë në rrezik sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës. Në momentin që oficerët i kanë bërë shenjë ndalimi, i riu ka rritur me shpejtësi lëvizjen e mjetit, duke përplasur automjetin e policisë dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve që ndodheshin në detyrë. Policia bëri të ditur se ngjarja është dokumentuar me prova, ndërsa ndaj të riut rëndojnë disa akuza, përfshirë mosbindje ndaj urdhrit të policisë, rrezikim të jetës së punonjësve të rendit dhe prishje të rendit publik në qarkullim rrugor.     Materialet procedurale i janë...