Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
“Shqipëria nuk ndalet”! Rama: Të martën do të hapim 4 kapituj të tjerë negociatash, rekord absolut!
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se më 16 shtator, do të mbahet Konferenca e radhës ndërqeveritare me BE-në. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se në këtë Konferencë, Shqipëria do të hapë edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, duke e cilësuar si një tjetër gur kilometrik në rrugën evropiane. Kreu i qeverisë thekson se ky hap është një rekord absolut për shpejtësinë e një procesi negociatash. “TJETËR LAJM I MIRË - Shqiperia nuk ndalet Te marten, date 16 shtator, Presidenca Daneze e BE-se na fton që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapim edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim, të cilët u shtohen 24 kapitujve që kemi...