Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nasri kritikon Mbappé: I mungon pavarësia personale, ka mbetur nën hyqmin e prindërve
13 Shtator 2025 10:28 Alfred Lleshi Nëna e Mbappé, Fayza Lamari, në një intervistë për “L’Équipe”, tregoi se sulmuesi i Real Madridit nuk ka patentë, si dhe e ka të vështirë të dalë vetëm në rrugë për arsye sigurie. Nasri komentoi në “Canal+”: “Nisur nga çfarë tha nëna e tij…, jam pak i befasuar. Në moshën 22 vjeç duhet të mësosh ta përdorësh kartën e kreditit dhe të drejtosh makinën, qofsh yll apo jo. Unë u bëra profesionist në moshën 17 vjeç. Vetëm 17 vjeç luaja te Olympique Marseille, por kjo nuk më pengoi të dilja, të ecja në rrugë dhe të shihja njerëz. Kylian duhet të ketë pavarësinë e tij”. Nasri vijoi: “Të mos kesh patentë në këtë moshë, për mua nuk është normale....