Time: Këta janë 10 shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohëve

Time: Këta janë 10 shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohëve

REVISTA TIME ka publikuar, kohë më parë, listën e 10 shkrimtarëve më të mirë të gjithë kohërave! Në këtë kategorizim të autorëve më të shquar të të gjitha kohërave është marrë mendimi i 125 shkrimtarëve dhe kritikëve të njohur të kohëve të sotme, të cilët vlerësuan me pikë secilin shkrimtar. 1. Leon Tolstoi, i vlerësuar si shkrimtari më i madh botëror me 327 pikë. Ndonëse në kohët e sotme është kaq shumë i çmuar, jeta e tij në periudhën kur jetoi, pati shumë dhembje dhe moskuptim. Ai ishte i pambështetur prej familjes dhe miqve prej pikëpamjeve të tij të ndryshme mbi jetën, fenë, dashurinë dhe mënyrën e ndërtimit të shoqërisë. Në vitin 1910, në moshën 81-vjeçare, si shenjë e revoltës së tij dhe për të...