Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mjeti del nga rruga, 1 viktimë dhe 3 të plagosur në Lushnjë
Kronikë E Shtunë, 13 Shtator 2025 09:29 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë – Divjakë, në kryqëzimin pranë Çermë Sektorit, ku si pasojë një grua ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00, kur një automjet tip Volkswagen Passat, në të cilin udhëtonin 4 persona, ka dalë nga rruga dytësore e Çermë Sektorit për të hyrë në rrugën kryesore, por shoferi nuk ka arritur të frenojë në kohë, duke përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën shtetasja M. Sula, 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur rëndë: F. Mekshi, 63 vjeç, drejtuesi i mjetit, A. Mekshi, 37 vjeçe dhe...