Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

Zgjedhjet lokale të 12 tetorit, nis fushata elektorale në Kosovë

Në Kosovë më 13 shtator partitë e certifikuara për zgjedhjet lokale të 12 tetorit nisin zyrtarisht fushatën. Gjatë fushatës zgjedhore, kandidatët për kryetarë të komunave dhe ata për kuvendet lokale do të shpalosin programet e tyre dhe do të tentojnë të bindin qytetarët që t’i votojnë. Rrjeti i organizatave që mbikëqyrin procesin zgjedhor, Demokracia në Veprim (DnV) u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve që të zhvillojnë një garë zgjedhore “në frymë të përgjegjshme, fer, por edhe kompetitive, gjithnjë duke u kujdesur që t’i zbatojnë ligjet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për një proces të qetë, të drejtë dhe demokratik”. “Veçanërisht, DnV konsideron që është tejet me rëndësi që të respektohet Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët....