Automjeti del nga rruga në Lushnjë, humb jetën një nga pasagjerët, përfundojnë në spital tre persona

Automjeti del nga rruga në Lushnjë, humb jetën një nga pasagjerët, përfundojnë në spital tre persona

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Sektor, në Lushnjë, ku për pasojë një grua 47-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur. Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, kur shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë: A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si dhe vetë drejtuesi i mjetit. Të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe...