Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Makina përfundoi në kanal, detaje nga aksidenti fatal, ja kush është viktima dhe të plagosurit (Emrat)
Një viktimë dhe tre të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë-Divjakë. Një automjet tip Volksvagen Pasat ku udhëtonin 4 persona ka ardhur nga rruga e Çermë Sektorit për të dalë në aksin drejt autostradës, por nuk ka frenuar dot duke përfunduar në kanal. Përplasja ka qenë fatale për një prej pasagjereve në mjet, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë në spital nën kujdesin e mjekëve. Si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën 47-vjeçarja Majlinda Sula. Të plagosur janë drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari Ferit Mekshi, Afërdita Mekshi 37-vjeçe dhe djali i saj 15-vjeçar. Dalja në rrugën nacionale nga rruga e fshatit Çermë- Sektor, sipas banorëve, edhe në të...