“Nuk ka pushim për lirimin e territorit”/ Zaptimi i hapësirave publike, reagon Rama ndan pamje nga aksioni

“Nuk ka pushim për lirimin e territorit”/ Zaptimi i hapësirave publike, reagon Rama ndan pamje nga aksioni

Në të gjithë vendin po vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që zënë hapësira publike të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga operacioni në terren për prishjen e një restoranti në Tiranë, pronarët e të cilit nuk i ishin përgjigjur thirrjes së qeverisë për largimin e shtesave dhe strukturave mbi trotuare, brenda muajit korrik. “S’ka pushim”, u shpreh Rama. Autoritetet shtetërore kanë bërë me dije se sipërfaqja e çliruar e hapësirave publike, sidomos në kryeqytet, është duke u zgjeruar çdo ditë, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës. Në fillim të muajit korrik, qeveria nisi një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike në qytetet e mëdha, ndërsa bizneseve iu...