Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 shtator 2025…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata me diell dhe kalime të lehta të vranësirave në zona të izoluara. Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat e shpeshta do të shfaqen në të gjithë territorin Shqiptar ku më të dukshme do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në mëngjes, por mesdita sjell rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 13°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës, deri në 34°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi perëndimor; për pasojë në brigjet...