Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
BBC i bën jehonë ministres virtuale “Diella”, Rama: Do fshijë çdo ndikim në prokurimet publike
Andrew Peach BBC World Service Shqipëria ka emëruar një ministër të ri qeverie për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit. Ajo quhet Diella, por Diella nuk është një person i vërtetë. Ajo është një ministre virtuale e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, e ngarkuar me mbikëqyrjen e prokurimeve publike. Alice Taylor është një gazetare për Politico në Tiranë. Ajo më tha se Diella tashmë është një figurë e njohur. “Kur hyn në e-Albania, që është platforma për të pasur qasje digjitale në shërbimet e qeverisë, Diella ka qenë aty prej disa kohësh, mendoj që nga fillimi i vitit, dhe ajo ka qenë duke iu përgjigjur pyetjeve nëse ngecesh, si dhe duke të drejtuar tek dokumentet apo formularët që mund të kesh nevojë t’i plotësosh”. “Pra, deri...