Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Gjermania, Franca dhe Britania thirrje Izraelit: Ndaloni operacionet ushtarake në Gaza!
Gjermania, Franca dhe Britania bënë thirrje për ndalim të menjëhershëm të operacioneve ushtarake izraelite në Gaza. Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve nga Izraeli për të zgjeruar sulmet. “Ne bëjmë thirrje urgjente për një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve ushtarake izraelite në Qytetin e Gazës, të cilat po shkaktojnë zhvendosje masive të civilëve, viktima civile dhe shkatërrimin e infrastrukturës thelbësore”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga ministritë e jashtme të tre vendeve, të dërguar nga Berlini. Në të njëjtën kohë, tre ministrat e jashtëm dënuan sulmet ajrore të Izraelit në Doha më 9 shtator, duke thënë se këto bastisje të cilat synonin udhëheqjen e Hamasit, shkelën sovranitetin e Katarit dhe rrezikuan përshkallëzim të mëtejshëm. “Një veprim i tillë përbën një rrezik serioz për arritjen e...