Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bunker privat Anti-Atomik në zemër të Torinos, luks dhe siguri nën tokë
Një bunker anti-atomik po ndërtohet në zemër të Torinos. I pari i këtij lloji i ndërtuar nga privati në qytet, ndërtesa është vetëm pak hapa larg nga Piazza San Carlo, në cepin mes Via Vittorio Alfieri dhe Via Arsenale. E gjithë ndërtesa prej 5.000 metrash katrorë, është e mbështjellë nga skela dhe plot me punëtorë që po punojnë intensivisht. Objekti është marrë në dorëzim nga kompania Vertico që nga muaji mars, për t’u transformuar në apartamente luksoze. Ish-insegna e “Banco di Napoli” qëndron ende e dukshme në fasadën e jashtme. Brenda, stili liberty (art nouveau) është i padiskutueshëm. Por zbritja në katin nëntokësor zbulon një realitet tjetër, një derë e blinduar prej çeliku. Dikur, aty ndodhej ish-thesari i bankës – një vend i sigurt ku...