Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Saga e Kuvendit: Nga arnimet e godinës ekzistuese, tek shembja e Piramidës….
Kuvendi i Shqipërisë i ushtron funksionet e tij në dy ndërtesa, njëra që ndodhet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e cila shërben si Kryesi e Kuvendit dhe zhvillohen komisionet parlamentare, ndërsa në ndërtesën tjetër pranë Kalasë së Tiranës zhvillohen seancat plenare. Vendi ku merren vendime, zhvillohen debate apo diskutohen dhe miratohen ligjet, pritet të ndryshojë së shpejti. Një godinë e re ku të gjitha shërbimet e Kuvendit të realizohen në një vend do të ndërtohet, për të rritur më shumë efikasitetin e tij. Kjo u paralajmërua nga Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. “Kuvendi i Shqipërisë miraton dhe nxjerr ligje për të gjithë, por nuk e ka ende ligjin e vet. Nuk ka pavarësinë e vet financiare, nuk ka status të deputetëve...