Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Parlament me 101 deputetë? Krasniqi: Më pëlqeu ideja. Analiza e problemeve i mungon gjuhës së opozitës
I ftuar në emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj në A2 CNN, Afrim Krasniqi, politolog dhe studiues, tha se mbështet idenë e Ramës për shkurtimin e numrit të deputetëve. “Pjesa që më pëlqeu ishte ajo para ministrave. Ndoshta, kryeministri duke i njohur edhe mirë problematikat, ai përmendi disa problematika që mendoj se janë shumë të rëndësishme. Edhe mua më pëlqeu ideja e shkurtimit të numrit të deputetëve, jo thjesht për ta thënë si numër dhe si batutë, pasi kjo është kërkuar vite me radhë dhe ai e ka refuzuar, por tashmë i bashkohet opinionit kritik. Ai bëri një analizë të shumë problematikave të vendit, përfshirë edhe të territorit, të parlamentit, të qeverisjes, të cilat i shkojnë gjuhës së opozitës dhe i mungojnë gjuhës së opozitës. Kështu...