Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shpallet programi i ri/ Ja sa do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes muajt e ardhshëm
Partia Socialiste ka shpallur programin e ri ekonomik, ku parashikohen ndryshime të rëndësishme për pagat, pensionet dhe bonusin e bebes. Që nga 1 janari 2026, paga minimale do të rritet nga 40 mijë në 50 mijë lekë në muaj. Ndërkohë, për pensionistët po përgatitet një dokument i ri në bashkëpunim me Bankën Botërore, që do të çojë gradualisht pensionin minimal në 20 mijë lekë dhe mesatarin në 40 mijë lekë deri në vitin 2029. Një tjetër vendim lidhet me nxitjen e lindshmërisë: nga janari 2026, bonusi i bebes do të pësojë një rritje të ndjeshme. Për fëmijën e parë ai do të kalojë nga 40 mijë në 300 mijë lekë, ndërsa për fëmijën e dytë e të tretë do të arrijë respektivisht në 420 mijë...