Trump takim me kryeministrin e Katarit pas sulmit izraelit në Doha

Trump takim me kryeministrin e Katarit pas sulmit izraelit në Doha

Presidenti amerikan Donald Trump do të presë sot për një darkë zyrtare kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, në resortin e tij të golfit në New Jersey, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Takimi vjen vetëm tre ditë pas një sulmi ajror të paprecedentë nga Izraeli ndaj drejtuesve të lartë të lëvizjes palestineze Hamas, gjatë një takimi të tyre në një kompleks banimi në kryeqytetin e Katarit, Doha. Në darkë do të marrë pjesë edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Whitkoff, i cili do të bashkohet me Trump dhe Al Thani për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.