Basha kallëzim penal në SPAK ndaj kandidatit të Berishës në Durrës

Basha kallëzim penal në SPAK ndaj kandidatit të Berishës në Durrës

Koalicioni Euroatlantik ka depozituar ditën e sotme një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ndaj kandidatit për deputet të Sali Berishës në Qarkun e Durrësit, Arian Ndoja. Në kallëzimin e paraqitur, Koalicioni Euroatlantik kërkon nisjen e hetimeve ndaj z. Ndoja për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” (neni 328 i Kodit Penal) dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” (neni 329 i Kodit Penal). Sipas të dhënave të mbledhura nga kandidatët e Koalicionit dhe banorë të zonës, z. Ndoja dyshohet se ka ushtruar presion të drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve për të mos votuar subjekte të tjera politike, si dhe ka pohuar publikisht lidhje me individë të botës së krimit, me qëllim intimidimin e zgjedhësve dhe ndikimin në...